E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ennui i vjetër i gjeneratës së humbur

Me regji dhe skenar të Woody Allen dhe me një ekip të përzgjedhur aktorësh, vjen një nga filmat më të vlerësuar të kohëve të fundit: fitues i çmimit Oskar dhe kandidat për 41 çmime të tjera kinematografike. Filmi po shfaqet në DigiGold.

Një komedi romantike mbi një familje ku bën pjesë edhe një çift të fejuarish, që udhëton drejt Parisit për arsye biznesi dhe në ‘qytetin e dashurisë’ përjetojnë eksperienca, që do të ndryshojnë përgjithmonë jetët e tyre.

“Midnight in Paris” është një poezie angleze që ka për temë nostalgjinë kulturore në vargun e shkurtër që e promovoi poeti i njohu Robert Browning, duke e quajtur “Memorabilia”. Gjithçka fillon me një gulçim habitjeje – “Ah, a e keni parë së paku rrafshinën e Shelley?” – dhe përfundon me një ngritje supesh “Eh...po i kam harruar të gjithë”.

E kaluara duket shumë e gjallë, shumë më substanciale sesa e tashmja sepse zhduket ftohtë si të preket realiteti. Ditët e mira janë ato të vjetra sepse nuk jemi të rrethuar nga e vjetra, edhe pse dëshirojmë të jemi aty.

Ky film sharmant i Woody Allen, me një emër romantik “Midnight in Paris” (Mesnatë në Paris), imagjinon çfarë mund të ndodhë nëse dëshirat tona do të bëhen realitet.

Kjo e bën atë jashtëzakonisht romantik, edhe pse – apo vetëm sepse – paraqet dijen tonë për zhgënjimin që ndriçon mbi shprehjet gjeniale të romantizmit.

Filmi është një inspirim klasik i Allen, të cilin e kemi parë edhe tek filmat e tij të tjerë, përderisa ai e pranon se është i frymëzuar nga Ernest Hemingway.

Prapë e kemi Paris, të artë dhe gri, flladitës dhe melankolik, imun nga klishetë e pasura të tij dhe me pamje interesante që s’janë parë nga të gjithë.

Owen Wilson është një person që ngjason si familjar me karakterin e Allen, përderisa ai luan Glin, një skenarist të zhgënjyer të Hollywoodit, i cili udhëton në Evropë për të realizuar ëndrrën që të jetë një shkrimtar i madh.

Ai në Paris do të takohet me Adrianan, me të cilën ai do të përjetojë shumë gjëra.

Allen gjithmonë ka thënë se nuk dëshiron që puna e tij të vuajë nga mbijetesa, sepse sa më modest, aq më interesant do të duket “Midnight in Paris”.

Por, kjo është fusha e Woodyit. Sa më enigmatik që duket, aq gjëra të reja do të zbulojë.

-----

MIDNIGHT IN PARIS

Regjia dhe skenari: Woody Allen; drejtor i fotografisë: Darius Khondji; montazha: Alisa Lepselter; dizajner: Anne Seibel; kostumet: Sonia Grande; Producentë: Letty Aronson, Stephen Tenenbaum dhe Jaume Roures; Distributor: Sony Pictures Classics. Kohëzgjatja: 1 orë e 34 minuta.

Aktorë: Kathy Bates (Gert), Adrien Brody (Salvador), Carla Bruni (Museum Guide), Marion Cotillard (Adriana), Rachel McAdams (Inez), Michael Sheen (Paul), Owen Wilson (Gil), Tom Hiddleston (Mr. Fitzgerald), Alison Pill (Ms. Fitzgerald), Marcial Di Fonzo Bo (Picasso), Corey Stoll (Ernest), Kurt Fuller (John), Mimi Kennedy (Helen) dhe Léa Seydoux (Gabrielle).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›