E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enti Rregullator i Energjise la pezull rinovimin e licences se CEZ

Enti Rregullator i Energjisë la pezull rinovimin e licencës së CEZ-it për furnizimin me pakicë me energji. Bëhet fjalë për licensën e dytë që zotëron kompania CEZ Shpërndarje pas privatizimit të sistemit shqiptar të shpërndarjes. Në mbledhjen e datës 21 nëntor, ERE nuk mori një vendim për rinovimin e kësaj license, afati i përdorimit i së cilës përfundon në janar të vitit 2013. Kjo për arsye se Enti ka nisur tashmë një proces për heqjen e licensës kryesore të CEZ për shpërndarjen e energjisë. Licenca për tregtimin me pakicë, është licenca e dytë që zotëron CEZ dhe e cila rinovohet çdo katër vjet dhe afati I saj përfundon në janar të vitit 2013. Tashmë Entiti Rregullator i Energjisë pritet të dalë pas një muaji me një vendim final për heqjen apo jo të licencës kryesore të CEZ-it. Aktualisht komopania çeke dhe minsitria e Ekonomisë janë në negociata për t’i dhënë mundësi CEZ-it që të përmirësojë situatën. Këto bisedime do të zgjasin 30 ditë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›