SHBA ne recesion pa reformen fiskale

Nëse SHBA nuk arrijnë një marrëveshje të shpejtë mbi “greminën fiskale” dhe me shkurtimet e shpenzimeve publike, rreziku për një recesion të ekonomisë do të jetë më i lartë. Është ky alarmi i dhënë nga kreu i Rezervës Federale amerikane Ben Bernanke. Ai ka theksuar se viti 2013 do të jetë një vit shumë i mirë nëse politikanët mund të arrijnë një marrëveshje të shpejtë për të shmangur të ashtuquajturën “katastrofa fiskale”.
‘Në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë e nevojshme aprovimi i një tavani mbi borxhin për të shmangur çdo lloj mundësie të një falimentimi katastrofik të bonove qeveritare amerikane. Ajo që ndodhi në verën e 2011-ës mbi ngërçin e tavanit të borxhit shkaktoi pasiguri të mëdha ekonomike dhe dëmtoi rëndë besimin, një motiv ky që tregon se një mungesë konsensusi nga ligjvënësit do të provokonte kosto ekonomike e financiare edhe më të larta”, vlerësoi ai.
Sipas guvernatorit amerikan edhe tregu i punës është përmirësuar në tre vitet e fundit por me ritme të ngadalta. Ka ende shumë punë për tu bërë më parë se tregu t’i rikthehet rigjallërimit.
Numri një i Bankës Qendrore amerikane ka theksuar më tej se edhe pse Rezerva Federale është angazhuar të mbajë normat e ulëta të interesit deri në gjysmën e 2015-ës kjo nuk do të thotë se pritet një ekonomi e dobët deri atëherë, përkudrazi Banka Qendrore parashikon të ruaj politikat monetare të përshtatshme edhe për një tjetër kohë të konsiderueshme pasi rimëkëmbja ekonomike të fuqizohet.