E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufiri i borxhit publik ekspertet japin vleresimet

Borxhi publik në Shqipëri pritet të kalojë kufirin ligjor prej 60 për qind në buxhetin e vitit 2013.  
E thënë me fjalë të thjeshta, kufiri kapërcehet. Po çfarë është në të vërtetë  kufiri I shumëfolur i borxhit publik?  
Në fakt ekzistojnë institucione ndërkombëtare, të cilat kanë reflektuar në studime të tyre fuqinë mbajtëse të borxhit për shtete të ndryshme. Në vendin tonë në mënyrë sa të përcaktuar nga organizma të tillë aq edhe të vetë imponuar, është caktuar niveli 60 për qind i borxhit. Ekspert të ekonomisë ndajnë mendime të ndryshme, për seriozitetin e kalimit të nivelit të borxhit në buxhet. 
Sipas ekspertëve, në kushte të tilla duhet të konsiderohet qëllimi për se kalohet kufiri prej 60 për qind dhe se sa do të ndikojnë projektet e reja në rritjen ekonomike.
Në deklaratat e pak ditëve më parë, kreu I qeverisë u shpreh se në projektbuxhetin e vitit 2013 parashikohet një nivel borxhi nga 60 deri në 62 për qind të Prodhimit Kombëtar.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›