Entuziast për Palermon

Edhe pse mungon zyrtarizimi i transferimit, Pajtim Kasami ka nisur të flasë si futbollist i ri i Palermos. Mesfushori shqiptar, i cili aktualisht luan te klubi zviceran Bellinzona, ndihet i lumtur dhe është entuziast që do t’i bashkohet klubit italian.
“Kam marrë vesh për interesimin e klubit Rosanero dhe më ka pëlqyer shumë kjo. Si zyrtarët e Bellinzonas, ashtu edhe menaxheri im, sa e di unë, kanë biseduar me Palermon, edhe pse ende nuk kam nënshkruar asgjë”, ka thënë 18 vjeçari për ueb faqen italiane reterete24.it.
Po ashtu, përfaqësuesi U17 i Zvicrës ndihet mirë që do të bashkëpunojë sërish me trajnerin Delio Rossi, me të cilin kishte punuar te Lazio vitin e kaluar.
“Do të jem i lumtur që do ta takoj sërish trajnerin Delio Rossi. Ai është një person i shkëlqyeshëm, të cilin e çmoj shumë. Kur luaja te Lazio, nuk kam mundur të flas shumë me të, por isha i impresionuar që kisha përpara një trajner me të vërtetë kompetent. Do më pëlqente shumë ta takoja sërish atë te Palermo”, vazhdoi mesfushori shqiptar.
Kasami ka qartësuar se nëse transferohet te Palermo, do të jetë pjesë e skuadrës së parë për aq sa ka informata. Ndërkohë, trajneri i tij i deritashëm te Bellinzona, Roberto Morinini, e ka lavdëruar talentin shqiptar, ndërsa ka shpalosur edhe disa nga karakteristikat e Kasamit.
“Me mua ai ishte gjithmonë në fushë. Është mesfushor qendror i fortë. Vrapon shumë, ka fuqi dhe karakter. Mund të luajë edhe në krahë, por e shoh më mirë sikur Gattuso i Milanit me fizikus tjetër”, ka thënë Morinini.
Pas mosmarrëveshjeve me Lazion, Kasami sezonin që shkoi kishte vendosur të rikthehej në Zvicër për të luajtur me Bellinzonan. Pas një starti ku qëndroi kryesisht në bankinë, me ndërrimin e trajnerit gjërat për të u rregulluan.
Ai ishte pjesë e rëndësishme e Bellinzonas në pjesën pranverore të sezonit. Përpos Kasamit, Palermo po e ndjek edhe një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Valon Behramin, i cili aktualisht luan te West Ham United.