Milani, vetëm 20 milionë euro buxhet për merkaton
Problemet financiare te Milani vazhdojnë. Sipas zërave pranë klubit zikaltër, administratori Adriano Galiani do të ketë në dispozicion 30 milionë euro për t’i shpenzuar në sezonin e ri futbollistik. Megjithatë, kjo shifër nuk do të përdoret e gjitha në merkaton e verës, sepse përveç përforcimeve për ekipin e parë, paratë do të përdoren edhe për sektorin e të rinjve. Fondet për “riparimet” e nevojshme pritet të ndahen në këtë mënyrë: të paktën 20 milionë euro do të përdoren për blerje në ekipin e parë, ndërsa 10 milionët që mbeten për të përforcuar Akademinë, nga e cila pritet të largohen disa elementë, që do të promovohen në ekipin e parë. Me gjithë fondet e pakta, drejtuesit kuqezi duken mjaft të angazhuar në blerjen e Pauolo Henrikues, talentit brazilian të Santosit. Ai cilësohet si pasardhësi i denjë i Kakasë te Milani, por konkurrenca është mjaft e fortë. Për 20-vjeçarin interesohen edhe Reali, Mançester Junajtid, Inter, Juventusi e Bajerni. Ndërkohë, kartoni i organizatorit, që cilësohet talenti i futbollit brazilian, kushton 22 milionë euro.
#