“Enver Hoxha” mbledh politikën shqiptare
Pas një turi promovimesh në Shqipëri dhe Kosovë libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut realizon promovimin gjeneral në Tiranë. Vetë i zoti i shtëpisë, Fevziu gjatë fjalimit të tij falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndërsa tha se libri është një dokumentim përgjigjesh për pyetjet e të gjithë viktimave të regjimit të ashpër diktatorial.
“ E kisha me mëdyshje kur nisa të shkruaja librin, pasi më dukej sikur po i ngjallja një plagë shoqërisë por dhëntë zoti mos u ktheftë më ajo kohë. Megjithatë këtu e gjejnë veten të gjithë martirët, të përndjekurit e regjimit të diktatorit Hoxha”-tha ai.
Në promovim ishin ishin të pranishëm kryeministri Berisha, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Ambasadori amerikan Arvizu, ish-kryetari i PS-së Fatos Nano, Kryeparlamentarja Topalli, kryeprokuroja Rama, politikanë të majtë e të djathtë dhe gazetarë.
Në vazhdim promovimi ka vazhduar me biseda miqësore dhe diskutime rreth librit.