Tiranë, aksidentoi ish-ministren Uruçi, në pranga 34-vjeçari

Policia ka vënë nën pranga shtetasin që aksidentoi dy ditë më parë ish-ministren e Kulturës, Esmeralda Uruçi.
I arrestuari është Artan Kotarja, 34-vjeç. I
sh-ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi dhe bashkëshorti i saj E.Uruçi u plagosën pasditen e së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës, km 12, nga një makinë me targa TR 6058 K, drejtuesi i të cilës është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Ndërkohë, të dy të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.