E Diel, 1 Nëntor 2026

Enver Hoxhaj Serbia mban pergjegjesine per zhvillimet e fundit - Qeveria e Kosoves nuk do te levize asnje milimeter

DW Presidenti i Serbise Boris Tadiq dhe parlamenti serb pohojne se Beogradi nuk e mban pergjegjesine per zhvillimet e fundit ne Kosove. Ata akuzuan institucionet e Kosoves per shkallezimin me te ri te gjendjes. Si i vleresoni ju keto pohime

Hoxhaj Zhvillimet e fundit ne veri te Republikes se Kosoves ne asnje forme nuk duhet te shihen vetem nga pikepamja e djegies se nje pike kufitare nderhyrja e KFOR-it apo perpjekjet e qeverise se Kosoves per te vendosur ligjin dhe rendin edhe ne kete pjese te vendit. Per te gjitha keto zhvillime si dhe per sulmet qe kane ndodhur ndaj pjesetareve te KFOR-it nga pjesetare te strukturave shteterore serbe pergjegjesine e mban pa dyshim Serbia. Pas te gjitha ketyre zhvillimeve qendron qeveria e Serbise. Ajo qe po ndodh nuk duhet shikuar si nje akt i izoluar por eshte nje axhende e promovuar ne qarqet politike diplomatike dhe ne mediat perendimore per ndarjen e territorit te Republikes se Kosoves. Kete axhende e ka promovuar edhe vete presidenti Tadiq gjate ketij viti.

DW Cilat jane argumentet tuaja per pohimin se axhenda e Serbise ne kete moment eshte ndarja e Kosoves

Hoxhaj Qellimi i Serbise eshte qe fillimisht ta destabilizoje gjendjen ne veri te Kosoves. Serbia gjate ketyre 12 viteve te fundit ka investuar mjete shume te medha financiare ne strukturat serbe te krijuara ne veri te Kosoves. Qellimi ishte te krijoje atje nje situate te konfliktit te ngrire dhe nje ambient per ndarjen e Kosoves. Gjate ketij viti presidenti Tadiq minsitrat e qeverise serbe dhe shume zyrtare serbe ne te gjitha takimet e mundshme kane ngritur mundesine e ndarjes se Kosoves. Axhenda e Serbise per ndarjen e Republikes se Kosoves permban tri faza faza e pare nenkupton agresion brenda Kosoves faza e dyte okuptim te territorit te Kosoves dhe e treta ndarje dhe integrim te nje pjese te Kosoves me Serbine. Prandaj eshte detyre e qeverise kosovare qe te mbroje cdo pjese dhe cep te territorit tone dhe te ndertoje shoqeri multietnike sipas pakos se Ahtisarit.

DW Ne KS te OKB ka pasur debate keto dite per gjendjen ne Kosove. Ju keni pasur takime edhe me sekretarin e pergjithshem te OKB Ban Ki Moon dhe autoritete te tjera te OKB-se. Cili eshte qendrimi dominues i bashkesise nderkombetare ndaj zhvillimeve te fundit

Hoxhaj Qendrimi dominues i bashkesise nderkombetare eshte qe paqja dhe siguria ne Kosove jane vendimtare edhe per rajonin e jo vetem per Kosoven. Te gjitha vendet anetare te KS jo vetem ato qe e kane njohur pavaresine e mbeshtesin progresin e arritur paqen dhe stabilitetin ne Kosove. Po ashtu shtetet dhe diplomatet me relevante perendimore e kuptojne qendrimin e qeverise se Kosvoes qe te vendoset rendi dhe ligji dhe qe Kosova ta kete nje zone te perbashket doganore. Gjate diteve te fundit kam informuar kryesuesin e KS te OKB ambasadorin gjerman Wittig si dhe sekretarin e pergjithshem te OKB Ban Ki Moon per gjendjen ne Kosove perpjekjet e qeverise se Kosoves per te stabilizuar vendin dhe per te vendosur rendin dhe ligjin. Por i kam informuar edhe me axhenden e hapur te Serbise per destabilizimin e Kosoves dhe te Bosnje-Hercegovines.

DW Cili ishte qendrimi i tyre ndaj kesaj axhende

Hoxhaj Qendrimi i tyre eshte qe ceshtja e kufijve dhe integritetit territorial ne Ballkan eshte nje ceshjte e mbyllur. Ballkani duhet te punoje drejt nje ardhmerie evropiane. Te gjitha qeverite duhet te punojne drejt modernizimit dhe reformimit te vendeve te tyre. Ato nuk duhet tu kthehen axhendave te viteve 90-te qe kane pasur pasoja fatale per popujt dhe njesite e ish-Jugosllavise.

DW Sa reale jane pritjet per vazhdimin e dialogut ne keto kushte pasi edhe Serbia ka kushtezuar kete dialog me kthimin ne Kosove te gjendjes para nderhyrjes se njesise speciale kosovare ne veri te vendit

Hoxhaj Eumlshte vendimtare qe qeveria e Kosoves dialogun ta kuptoje si nje instrument qe na mundeson te adresojme problemet e natyres teknike mes Republikes se Kosoves dhe Serbise. Ne jemi te perkushtuar per vazhdimin e dialogut. Javen e ardhshme do te kete nje vizite te zotit Cooper ne Prishtine. Do te shohim se cilat jane mesazhet e tij dhe me pas do te marrim vendim per vazhdimin e dialogut. Por pa dyshim ne jemi te perkushtuar te kontribuojme per vendosjen paqes dhe stabilitetit. Ne nuk synojme qe tia kontrollojme jeten askujt ne Beograd dhe ne asnje forme nuk do te lejojme qe Beogradi te nderhyje ne punet e brendshme te Kosoves. Nga kjo qasje nuk do te levizim asnje milimeter.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›