Gjakderdhje e re ne Siri - Trupat e Asadit sulmojne serish ne Hama

Ne Hama ushtaret dhe forcat e rendit gjate nderhyrjes ne mengjes kane hapur zjarr ndaj civileve duke plagosur edhe shume te tjere i tha Rahman agjencise se lajmeve AFP. Qyteti ne fillim te korrikut ishte epiqender e demonstratave kunder udheheqjes shteterore. Ne demonstrata kane marre pjese gati gjysme milioni protestues. Ne qytetin lindor Deir Esor jane vrare gjithashtu gjashte vete dhe 50 te tjere jane plagosur tha Rahman. Ne Harak ne Jug te Sirise ka pasur tre te vdekur dhe dhjetra te plagosur.
Sipas Qendres per Mbikqyrjen e te Drejtave te Njeriut te premten 29.07.2011 gjate nderhyrjes se forcave te rendit kunder qindra mijera sirianeve protestues jane vrare ne mbare vendin 100 vete dhedhjetera te tjere jane plagosur. Te shtunen 31.07.2011 ne afersi te Deir Esor u qelluan per vdekje nga nje autokolone ushtarake tre banore te fshatit Tabneh. Autokolona ushtarake udhetonte per tek selia e guvernatorit lokal ne qytet tha Rahman. Sipas tij ushtaret kane hapur zjarr ne kohen qe ndaj autokolones me rreth 60 automjete ushtarake nder to edhe tanke eshte qelluar me gure.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjendje teper e tensionuar ne Siri. Ushtria perdor tanke kunder protestuesve
Deshmitaret Ushtria hap zjarr pakontroll ndaj njerezve
Tanket thuhet se kane hapur zjarr ne zona te banuara snajperiste kane zene pozicion ne catite e shtepive. Ka pasur nje bresheri granatash ndaj qytetit ushtaret qelluan ndaj gjithckaje qe levizte pershkruan situaten nje nder aktivistet. Numri i viktimave eshte ne rritje. Ushtria nderkohe ka rrethuar nje spital ne Hama per ti penguar njerezit qe te cojne atje te plagosurit.Perpara se te mberrinin tanket specialistet e regjimit te diktatorit Bashar al-Asad kishin nderprere furrnizimin me energji dhe me uje te qytetit thuhet. Ata qellojne pa kontroll me automatike dhe ka shume viktima i tha me telefon nje sirian ne Hama agjencise se lajmeve AP. Nje mjek i njoftoi agjencise Reuters gjithashtu me telefon se tanket kane depertuar nga kater drejtime ne Hama. Ato shkaterruan barrikadat e ngritura nga banoret dhe hapen zjarr pakontroll.
Opozitaret siriane ne Algjeri Jo nderhyrje nga jashte ky eshte revolucion paqesor
Nje person i cili te shtunen 30.07.2011 duke folur ne telefon me agjencine e lajmeve AFP u prezantua si komandant i ushtrise tha se ai per shkak te ngjarjeve ne Seir Esor ka dezertuar bashke me qindra ushtare. Ne kohen e telefonates ai ndodhej sipas te dhenave te veta ne afersi te kufirit turk. Neseushtria siriane vazhdon ofensiven ne qytetin e naftes atehere ai do te kundergodase me ushtrine e lire te tij kercenoi ushtaraku. Deri tani askush nuk i ka verifikuar te dhenat e tij.
Bildunterschrift Demonstratat ne SiriOpozitaret siriane ne Algjeri nderkaq jane shprehur kunder nderhyrjes ne konflikt nga jashte. Ky eshte nje revolucion paqesor armet tona jane kamerat dhe telefonet celulare tha jurisit qe banon ne Algjeri Adnane el Bush ne kuader te takimit te shtunen te rreth 50 aktivisteve ne Algjer. Ne kete konference e cila iu kushtua mbrojtjes se femijve dhe te rinjve ne Siri u tha se gjate trazirave deri tani kane gjetur vdekjen mbi njeqind minorene.
Qysh nga mesi i marsit ne Siri zhvillohen protesta masive kunder udheheqejs se presidentit Bashar el Asad. Sipas te dhenave te fundit te Qendres per Mbikqyrjen e te Drejtave te Njeriut mbi 1550 civile kane gjetur vdekjen dhe rreth 12.000 vete jane arrestuar. Gjithashtu jane vrare edhe rreth 370 ushtare.
Autor V.Filaj-Ballvora afp reuters dpa ap
Redaktoi Mimoza Kelmendi