E Diel, 1 Nëntor 2026

Enver Qamo sjell në letërsi shoqërinë shqiptare si një rezervat i bolshevikëve

Nën kujdesin e deputetit Bujar Leskaj promovohet në Vlorë libri “Rezervati i derrave të egër”

Promovimi më i vecantë në Vlorë i përket librit “Rezervati i derrave të egër”, të Enver Qamos, plagosur në ‘97 e i mbetur përjetë invalid, aktivitet që u mbajt nën kujdesin e Deputetit Bujar Leskaj, me një auditor mbi 200 pjesëmarrësish, shkrimtarë, historianë, kritikë e nxënës shkollash, në një nga sallat e Pallatit të Kulturës “Labëria”. Fjalën hyrëse e mbajti shkrimtari Myrteza Mara. Në përshëndetjen e vet, deputeti Leskaj, ndër të tjera tha: “Kohet fundit lexova ‘Rezervatin e derrave te egër’. E përgëzoj dhe e vlerësoj krijimin e  fundit prozaik te Enver Qamos. Shenja të veçantisë do te cilësoja  kurajon, vullnetin, durimin dhe qëndresën. Enver Qamo është një krijues dinjitoz. Ndërkaq megjithëse faktet nuk rrinë fshehur, do te thoja se romani i fundit është një pasqyre ku lexohet bukur dhe qartë mendimi krijues. Eshtë roman me nivel dhe qe lexohet shpejt e lirshem. Nuk ka kurrfare dileme për t’u shprehur se Enver Qamo është nje autor dinjitoz ne letrat shqipe”. Nje urim per romanin e ri ka dhene edhe prefekti i Vlorës Hasan Halili. Në ceremoni ka mbajtur një përshëndetje edhe nënprefekti i Skraparit Fadil Kapllani, i cili nder te tjera tha: “Është një eveniment qe sot jemi këtu, ne Vlore, për te promovuar librin e bashkëpatriotit tone, një prej figurave me te spikatura te fillimit te demokracisë ne Skrapar, ne bastionin e komunizmit. Z. Enver Qamo është një figure e plotësuar intelektuale ne fushën pedagogjike, me vlera qytetarë. Z. Qama është nder themeluesit e degës se PD Skrapar, teper aktiv, tolerant e i komunikueshëm. Enver Qama ne ketë liber i ka thene te gjitha qysh ne titull. Aty ka nje simbolike midis gjuetisë se derrave dhe gjuetise se shtrigave qe ndoqi regjimi komunist. Ashtu sikundër gjahtarët e zhurmojnë dhe e hutojne prenë, ashtu edhe regjimi komunist i denigronte kundërshtarët e pastaj bente me ta ato qe beri. Kurse Kryetari i deges së Lidhjes së Shkrimtarëve për Vlorën Myrteza Mara e cilësoi veprimtarin e këtij krijuesi si “të veçante e që fal shumë emocione. Tek romani i fundit, tha zoti Mara, te bie ne sy titulli: "Rezervati i Derrave te Egër", një emërtim kuptimplote. Rezervati i Derrave te egër, i ndërtuar buze lumit, ne një pyll shekullor, mes malesh, pranonte dhe mirëpriste vetëm udheheqesite e Partisë se Punës për gjueti. Kurse për banoret vendas, pa përjashtim, ishte e ndaluar, jo te gjuanin dhe te hynin brenda tij, por as t'i kalonin pranë rezervatit. Emërtimi i romanit është tejet intrigues jo vetëm si titull, por edhe si objekt. Me këtë autori do te thotë: Ashtu siç ishin banoret "e lire" te hynin apo te gjuanin ne këtë rezervat, ashtu ishte edhe Shqipëria për te huajt, një mollë e ndaluar”. Gjatë ceremonisë, e përshëndetën publikimin e ri edhe poeti Miljano Stefa, publicisti Albert Abazaj, fabulisti Pëllumb Velo dhe krijuesja Aurora Mehmetaj, ndërsa këngëtarja Paskalina Lacka këndoi disa prej këngëve të albumit të saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›