E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Zymberi shpallet “Hero i Kosovës”

Kosova ka shpallur hero, policin i cili u vra nga forcat serbe mbrëmjen e djeshme në veri të vendit. Ka qenë presidentja Atifete Jahjaga, ajo e cila ka marrë vendim që Enver Zymberi, polic i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, të dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”, me motivacion për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
 

Vendimi u mor në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores për Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, që i jep Presidentja e Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, nenet 3 dhe 5.
 

Mediat kosovare, shkruajnë se Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të huaj, të kohëve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Varrimi i policit Enver Zymberi do të bëhet me të gjitha ceremonitë dhe nderimet. Presidentja Jahjaga medaljen do t`ia dorëzojë familjes Zymberi në një ceremoni të veçantë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›