E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidington: Të shmanget dhuna në Kosovë

Ministri për Evropën në Qeverinë e Britanisë, Dejvid Lidington, ka shprehur shqetësimin e tij rreth dhunës në veri të Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje të gjitha komuniteteve në Kosovë që të refuzojnë përdorimin e dhunës dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore, për të mirën e të gjithëve”, ka shtuar Lidington.
 

Ai ka theksuar mbështetjen e Londrës për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE, së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme dhe angazhim nga të gjitha palët për këtë objektiv, përfshirë këtu edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të gëzojnë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, është shprehur ndër të tjera Lidington.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›