Serbët shpallin gjëndje të jashtëzakonshme në veri

Liderët e serbëve të veriut kanë shpallur të mërkurën, gjendje të jashtëzakonshme në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Ata kanë apeluar serbët që të jenë në gjendje gadishmërie në çdo situatë që mund të krijohet në Kosovë. Këta liderë të vetëshpallur, kanë ftuar të gjithë serbët që janë të aftë të përgjigjen në rast nevoje.
Nga ana tjetër, të mërkurën në Zveçan është mbajtur një takim i komandantit të KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler me kryenegociatorin serb në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, Borko Stefanoviç.
Në këtë takim është biseduar rreth zbatimit të marrëveshjes që është arritur një natë më parë për tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe kthimin e policëve serbë të Kosovës në pikat kufitare Jarinje të Leposaviqit dhe Bernjak të Zubin Potokut si më parë.