E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enxhi, misioni vazhdon

27/02/2010 00:05

Enxhi, e infiltruar e Big Brother ka sjellë shumë ndryshime në rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi sikurse dhe mes banorëve. Për publikun shfaqet një klip me ndikimin e Enxhit tek cdo banor dhe misionin e saj të kryer më së miri. Edhe opinionisti mendon se Enxhi ka kryer një mision me sukses në raport me ciftet Miri- Rezi dhe Domi-Seldi, pasi dha efektet e dëshiruara. Ai thotë se Enxhi me inteligjencë i ka vënë të gjithë në lojë. Arbana shprehet se disa prej banorëve mendojnë se ajo mund të luajë, ndërsa Graciela tregon se këtë gjë e kanë menduar nga sjellja, karakteri, cmenduritë e tepruara të saja. Enxhi vjen në dhomën e rrëfimit ku tregon për këtë eksperiencë të vecantë se vjen vec një herë në jetë dhe se po e shijon deri në fund atë. Ajo tregon se ka bërë si miq ashtu edhe armiq dhe po ashtu e konsiderojnë edhe banorët e tjerë. Të gjithë nga pak më shohin si kërcënim- shprehet ajo pasi i ka vënë përballë të gjithë banorët dhe se ata të gjithë po bëjnë lojën e saj. Enxhi mendon se nuk e ka kuptuar asnjë nga banorët që ajo është e infiltruar, por nuk e hedh poshtë si mundësi pikërisht nga lirshmëria e saj. nëse do isha vërtetë konkurente, do isha më e rezervuar- shprehet ajo.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›