Gazetarët mbështesin Albin Kurtin

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë është deklaruar kundër procesit gjyqësor të liderit të lëvizjes "Vetvendosja" Albin Kurtit , duke e quajtur këtë proces të padrejtë dhe të paarsyeshëm . Në një konferencë për shtyp ky Union , në bashkëpunim me këshillin kundër procesit gjyqësor të Albin Kurtit i kanë bërë apel institucioneve të Kosovës që të mbyllet menjëherë procedurat për ndjekjen e mëtejshme të Albin Kurtit.
Në Tiranë , në Prishtinë dhe në Shkup tashmë është i krijuar ky Këshill Kombëtar të cilët kanë si synim të nxisin qytetarët që të solidarizohen kundër procesin gjyqësor të Albin Kurtit .