E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të kandiduarit e javës

27/02/2010 00:10

Klodi është përzgjedhur nga Vëllai i Madh që të zgjedhë një nga zarfat të cilat ndodhen në dhomën e rrëfimit. Ndërmjet zarfit të kuq e zarfit të zi, ai përzgjedh atë të kuq, në të cilin shkruhet nj ë ndryshim për mënyrën e nominimeve që banorët do të bëjnë këtë mbrëmje. Ai shkon dhe ua lexon të tjerëve përmbajtjen e zarfit ku shkruhet se këtë herë do mund të kandidohen vetëm djemtë. Për korrektesë, ai shkon dhe merr edhe zarfin e zi dhe e lexon sërish para banorëve, ku në të shkruhej se do mund të kandidoheshin vetëm vajzat, por nga përzgjedhja do kandidohen vec djemtë. Kështu banorët shkojnë një nga një në dhomën e rrëfimit ku japin dy emra djemsh dhe arsyet përkatëse se përse i kandidojne ata. Nga kandidimet e bëra, në votim këtë javë shkojne Bledi, Hakiu dhe Jetmiri. Arbana ua komunikon këtë vendim të tyrin banorëve. Arjani, opinionisti, shprehet se është një kandidim vërtet i vështirë dhe kushdo që do dalë të shtunën tjetër, do ti ndihet mungesa.
Arbana u komunikon banorëve edhe se për ta ka një surprizë. Ata dalin në oborr dhe aty shohin një inskenim të këngës së Michael Jackson, për nderim të kujtimit të tij, banorët e shijojnë këtë surprizë të vecantë. Gjithashtu Arbana u thotë banorëve se prova e kësaj jave ka të bëjë me kulturën, muzikën dhe veshjet e viteve 80 ku ata duhet të përgatisin dicka që tregon këto elemente të atyre viteve. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›