Epopeja e Gjykatës Administrative vazhdon

Përballë kësaj situate, Kuvendi ka shtyrë sërish miratimin e këtyre ligjeve, të cilat kanë shkaktuar jo pak debat në Parlament. Më i rëndësishmi ishte ai për Gjykatën Administrative, i kërkuar tejet shumë nga biznesi dhe jo vetëm për t’u miratuar përreth dy vite, por që vazhdon ende të mbetet “peng” i politikës.
Seanca e sotme u shoqëruar me akuza nga mazhoranca dhe opozita, ku secila palë akuzon njëra-tjetrin për këtë bllokim. "Se si ua bën zemra që votoni kundër ju e dini, në xhepat e qytetarëve shqiptarë ka shkuar një pjesë të mirë e buxhetit të qeverisë. Kjo qeveri e ndjeshme dhe e vetëdijshëm se investimi tek njeriu është investimi kryesor, qeveria e ndjeshme dhe e vetedijshme që ka shumë familje që përballen me lot mjerimi ka vendosur rritjen e rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike. Kjo qeveri e një vendi të vogël i dha qytetarëve ritjen më të madhe në historinë e tyre. Është ky negativizëm, a e dini ju që në 8 vite kemi vendosur 13 mld lekë vetëm në pensione. Nga 50 mld lekë që ishte fondi i pensioneve, sot është 106 mld lekë”, tha kryeministri Sali Berisha.
“Jo nuk e doni integrimin, kemi kaq ditë dhe paktit të ofertës tonë nuk i është dhënë përgjigje institucionale”, tha Ruçi. /Start/
2011-10-06 14:35