E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Pasaportat të pa falsifikueshme

Deklaratat e tij u bënë në Kuvend ku po diskutohej pr/ligji për marrëveshjen me Austrinë për realizimin e një sistemi kompjuterik për regjistrin themeltar të gjendjes civile në Shqipëri.

Nishani u shpreh se ka patur tentativa për të prodhuar karta me dokumente të tjera të lëshuara nga zyra të tjera, siç është certifikata e lindjes të falsifikuara, të cilat vetë siguria e sistemit ka ndihmuar në këtë rast institucionet e shtetit shqiptar.

Nishani theksoi se është ngritur sistemi alarm përkatës për të bërë të mundur që ne të shikojmë ku është burimi i tentativës së spekulimit dhe na ka adresuar në zyrat e gjendjes civile, por jo në prodhuesit dhe shpërndarësit e letërnjoftimeve elektronike apo pasaportave biometrike. "Ju garantoj se sistemi i prodhimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike është sistem i sigurisë 100 %", tha Nishani, duke shtuar se "askush nuk mundet që me të njëjtat të dhëna personale dhe me shenja gishtash të ndryshme të prodhojnë një dokument identiteti apo udhëtimi". 

Sipas tij, ata mund të shkojnë përmes bashkëpunimit të elementëve spekulativë në zyrat e gjendjes civile të prodhojnë certifikata lindjeje me të dhëna të ndryshme, por kjo nuk cenon sigurinë e prodhimit të dokumenteve të identitetit. /Start/

                                                                                             2011-10-06 13:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›