Eqrem Kryeziu ironizon veprimin e Pacollit

Deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu ka ironizuar xhestin e presidentit Behxhet Pacolli, i cili dhuroi pagën e tij mujore për 10 familje të varfra në vend.
Kryeziu ka thënë se duke dhënë pagën për të varfërit, presidenti Pacolli po bënë lëmoshë.
Këto komente, Kryeziu i ka bërë gjatë seancës plenare të së premtes, ku po diskutohej për projektligjin për buxhetin e vitit 2011.
“Sa vjet do t`i duhen Pacollit të ketë mandat për të zvogëluar papunësinë në Kosovë. Nëse janë 50 mijë të papunë...”, ka thënë Kryeziu.
Sa i përket buxhetit të vitit 2011, Kryeziu tha se është naiv dhe se nuk merret vesh fort me këtë çështje. “Këta të mijtë (deputetët e LDK-së) u habiten kur vendosa të flas për buxhetin”, ka thënë Kryeziu, ndërkohë që ka vlerësuar se atij i intereson vetëm mirëqenia dhe zvogëlimi i papunësisë në Kosovë.