E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm i rremë për bombë në ambasadën shqiptare në Podgoricë

Dhjetëra policë dhe inspektorë civilë kanë bllokuar mbrëmë qendrën e Podgoricës, ku gjendet Ambasada e Shqipërisë, pasi Ministra e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ka marrë një informatë anonime se në përfaqësinë e vet në Podgoricë është vendosur një bombë.
 

"Informata për gjoja vendosjen e bombës ka arritur përmes telefonit nga një numër telefonik shqiptar. Në Shqipëri po hetohet ky rast", ka thënë policia.
 

Ambasadën, e cila që nga nëntori gjendet në një shtëpi private në qendër të Podgoricës, e kanë kontrolluar ekipet përkatëse të policisë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Policia ka kontrolluar edhe objekte tjera përreth dhe parkun por as në të nuk është gjetur asgjë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›