Era rrëzon ekranin, mbyllet kinemaja verore në Prishtinë
Prishtinë, 15 gusht, NOA - Projekti për shfaqen e filmave në ekranin e vendosur në amfiteatrin e pishinës së Gërmisë në Prishtinë, ka dështuar që në javën e parë.
Drejtues të kompanisë që menaxhonin pishinën e Gërmisë dhe kinemanë ABC, të cilët kanë marrë përsipër konkretizimin e projektit, kanë dhënë arsyetime të ndryshme lidhur me dështimin.
Mediat kosovare shkruajnë se veç cilësisë së dobët të fotografisë ka qenë dhe rrëzimi nga era i projektorit të vendosur në amfiteatër.
Drejtori i Sport Marketingut, Enver Rakovica, ka konfirmuar se kinemaja verore është jofunksionale dhe se publiku prishtinas nuk do të ketë mundësi të shohë asnjë film tjetër në ekranin e madh të vendosur në amfiteatrin e Gërmisë.
Kemi filluar të shfaqim filmat, por nuk kemi qenë të kënaqur me kualitetin e fotografisë. Po ashtu projektori që e kemi vendosur është rrëzuar nga era, ka thënë Rakovica.
NOA