Eranda Bregasi: Pianoja, ditari ku rrefehem cdo dite Izaura Ndoj
Magjia e pianos se Eranda Bregasit ka emocionuar publikun ne hollin koncertor te Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit. Ne nje interviste per "Koha Jone", pianistja e re, Eranda Bregasi, tregon dashurine e saj per pianon, cmimet e rrembyera qe ne moshen 6-vjecare ne konkursin e instrumentisteve ne Vlore, si dhe skenen e endrrave te saj. Koncerti klasik, nen tingujt e pianos nga Eranda Bregasi, sollen per 45 minuta vepra nga kompozitoret e njohur si: A. Paparisto, F. Ibrahimi, F. Chopin, L. W. Beethoven dhe Liszt. Ky koncert recital vjen ne bashkepunim me pedagogen Rudina Ciko, e cila prej disa vitesh ka udhehequr pianisten e re, Eranda Bregasin. Koncerti do te zhvillohet edhe ne qytetin e Fierit, me 20 nentor, ne sallen e teatrit "Bylis".
Eranda, prekni per here te pare skenen ne Teatrin e Operes dhe Baletit, me nje koncert recital nen kujdesin e pedagoges Rudina Ciko. Si ndjeheni?
Ky koncert lindi si ide e pedagoges Rudina Ciko, ne bashkepunim me mua. Persa i perket programit, eshte nje program i larmishem me vepra te kompozitoreve shqiptare dhe te huaj, perkatesisht dy kompozitoreve shqiptare: Paparisto, Ibrahimi, Chopin, Bethoven dhe Liszt. Punuam gjate me kete program, deri sa arritem proven perfundimtare dhe vendosem te realizojme kete koncert recital, te parin ne skenen e TOB-it dhe ne Fier ne teatrin "Bylis".
Keni spikatur si talent qe ne moshen pese vjecare. Keni qene nje talent i lindur apo prinderit kane qene shtysa drejt rruges se artit?
Instrumenti i pare, te cilin kam studiuar, ka qene bateria, per vete faktin se me terhiqte ritmi dhe energjia e ketij instrumenti. Me pas, vendosa te merrja mesime intensive rreth ketij instrumenti, mirepo teksa degjova tingujt e pianos, dicka ndryshoi dhe me terhoqi. Tingujt e pianos me dukeshin magjike, per ate ciltersine prej femije qe kisha ne ate kohe dhe gjeja veten time ne te. Qe prej asaj dite, pianoja u be si nje ditar me te cilen rrefehem dhe gjej nje Erande krejt ndryshe, si ne jeten e perditshme.
Si e kujtoni debutimin tuaj te pare ne skene, ne konkursin e instrumentisteve ne Vlore?
Pasi u futa dhe ne instrumentin e pianos, vazhdova t'i ndiqja te dy instrumentet paralelisht. Te dy me terhiqnin dhe kisha aftesi qe t'i studioja njekohesisht dhe te perkushtohesha per te dy. Ne piano mora nje program shtese, me te cilin u perfaqesova dhe ne konkursin e instrumentisteve ne Vlore, qe ishte nje konkurs kombetar, ku u vleresova me diplome ne moshen 6-vjecare, i cili ishte dhe debutimi im i pare ne skene. Qe prej asaj kohe, kam qene e pranishme ne konkurse kombetare apo rang lokal, me nje pjesemarrje te rregullt.
Nje nder pjesemarrjet mbarekombetare, vlen te kujtojme edhe cmimin "Gjeniu i vogel", me instrumentin e baterise?
Ne konkursin "Gjeniu i vogel" ishte perballja ime e pare me kamerat ne skene. E mbaje mend qe ishte vertete emocionuese dhe per faktin se mora pjese me instrumentin e baterise, ku u vleresova me piket maksimale. Nga kjo kohe deri me vitin 2005, e vazhdova baterine, ndersa me pas, u angazhova me teper me pianon, duke marre pjese ne konkurse te tjera si "Pianisti i ri", ne rang kombetar, me te cilin jam vleresuar me tri cmimet e para, nje cmim te dyte dhe 3 cmime te treta, si dhe tre cmime speciale perkatesisht: cmimi "Tonin Arapi", "Muzika Kontemporane", "Cesk Zadeja" dhe shume cmime te tjera. Konkurse te tjera, ku kam marre pjese, ka qene ai i "Shopin", vjet per nder te 200-vjetorit te kompozitorit, si dhe konkursi "Kenget e Tokes".
Krahas pianos dhe baterise, keni shfaqur talent dhe ne letersi. Ne shkolle jeni vleresuar si nje talent me aftesi krijuese. Eshte letersia nje pasion i juaj?
Sigurisht, nje nder hobet e mi eshte krijimtaria ne vargje, ne letersi. Ashtu sic e kam aftesine per t'u shprehur ne piano apo bateri, me pelqen qe te shprehem ne letersi ne forma te ndryshme, ne vargje, ese etj.
Eranda, aktualisht, jeni ne klasen e 11-te, nderkohe vazhdoni te merrni mesim dhe nga pedagogia Rudina Ciko. Si arrini t'i perballoni keto dy sfida?
Vertete, eshte nje pune e lodhshme, sepse ne rrugen e muzikes te duhet nje recete e thjeshte, qe eshte e perbere nga puna. Ekziston nje shprehje sot qe thote: 99 per qind eshte pune dhe 1 per qind eshte talent. E dyta eshte vullneti, pasi duhet te kesh motivim per te studiuar dhe motivimin me te madh ma jep pedagogia ime me punen e saj kreative dhe inspiruese. Gjithashtu, nje element teper i domosdoshem eshte dhe sakrifica. Shpesh, me duhet te sakrifikoj, te studioj me ore te gjata, perseri ne fund te studimit ne piano e ndjej veten si nje hero, sikur kam arritur nje mision.
Cila eshte skena e endrrave per ju?
Pa pianon nuk mund te jetoj, eshte ushqimi i vete shpirtit tim dhe e shikoj veten gjithmone prane saj. Duke studiuar pa ndalese dhe duke e pasuruar repertorin tim cdo dite, e shikoj veten duke ngjitur skenat prestigjioze te botes. Kur isha femije, skena e endrrave ishte te ngjitesha ne Teatrin e Operes. Sot, ja ku jam dhe shpresoj qe ky recital te dale me sukses.