BB: Shqiperia, kontribut ne rritjen ekonomike te rajonit Luljeta Ndoka
Shqiperia ben pjese ne tre vendet qe kontribuojne pozitivisht ne rritjen ekonomike te rajonit, per sa i perket rritjes reale te Prodhimit te Brendshem Bruto. Ky konkluzion ka dale ne nje raport te Bankes Boterore, i publikuar dje, ne Beograd. Sipas te dhenave te Bankes Boterore, rritja ekonomike ne vendin tone ne 2009 ishte 3.3, kur thuajse te gjitha vendet e tjera ishin me minus, pasi ishin prekur rende nga kriza e asokohe. Po ashtu, rritja vijoi me 3.5 per qind ne vitin 2010, kur vendet e tjera nuk e kalonin shifren 3. Per sa i perket vitit aktual, Banka Boterore parashikon nje rritje ekonomike prej 3 per qind. E reflektuar ne raport, vendi yne dallohet per nje sektor te konsoliduar financiar. Sipas raportit, nga vitit 2008 e deri me sot, depozitat ne bankat qe operojne ne Shqiperi, jane shtuar vit pas viti, duke kulmuar ne vitin 2011. Kjo konsiderohet, nga ekspertet e Bankes Boterore, si nje faktor pozitiv per t'i bere balle krizes aktuale. Ne fakt, nje situate e tille pozitive e likuiditetit konstatohet pozitive per te gjithe rajonin. Po ashtu, Banka Boterore fakton se borxhi publik i Shqiperise eshte nen 60 per qind, kurse borxhi i jashtem eshte 40 per qind, me i uleti ne rajon, duke e bere vendin tone me te mbrojtur ndaj ndryshimeve te interesave ne tregjet e huaja financiare. Konform pritshmerive dhe masave te nevojshme qe duhet te merren per te ardhmen e pasigurt, qeveria shqiptare ka hartuar tashme nje buxhet konservator dhe realist per vitin 2012. Keto te dhena u bene publike per mediat, permes nje video-konference mbajtur direkt nga kryeekonomisti i Bankes Boterore per Ballkanin Perendimor, ne Beograd. Megjithate, Banka Boterore terheq vemendjen se vendet e Evropes Juglindore duhet te tregojne nje kujdes te vazhdueshem, ne kushtet e nje krize te rende ekonomike ne glob. Ne raportin e zhvillimeve ekonomike per kete rajon, i pari i ketij lloji, Banka Boterore nenvizon se tregtia me Bashkimin Evropian eshte nje shtyse e rendesishme per zhvillim ekonomik ne 6 vendet e Evropes Juglindore. Po ashtu, raporti nenvizon nevojen per nje politike te kujdesshme fiskale, ne keto vende. Raporti ne fjale konkludon nje rritje ekonomike te pergjithshme per rajonin, prej 2.5 per qind, per kete vit dhe prej 2.1 per qind, per vitin 2012. "Megjithate, edhe keto parashikime rritjeje modeste, supozojne qe kriza e Eurozones te zgjidhet ne menyre te rregullt. Nese kriza do te perkeqesohet, rritja ekonomike ne keto vende mund te jete shume me e keqe", thuhet ne raportin e djeshem. Tregtia me BE-ne eshte nje shtyse kryesore e eksporteve dhe rritjes se pergjithshme ekonomike per vendet e SEE6, duke perbere nga 30 per qind deri ne pothuajse gjysmen e GDP-se tyre. Gjate vitit te kaluar, 58.2 per qind e eksporteve totale ishin drejt BE-se. Pas nje renieje prej 14.7 per qind ne vitin 2009, eksportet shenuan nje rritje te forte prej 20 per qind ne vitin 2010, duke arritur kulmin prej 29.7 per qind ne tremujorin e pare te vitit 2011, krahasuar me vitin e meparshem dhe pas kesaj, jane ngadalesuar. Importet kane nje dinamike te ngjashme, por me nje renie me te thelle ne vitin 2009 dhe nje ringritje me te heshtur. Si pasoje, edhe bilanci i tregtise, edhe deficit aktual i llogarive per rajonin, u permiresua me rreth 10 pike perqindjeje ne vitin 2010, krahasuar me vitin 2008. "Megjithate, pavaresisht permiresimeve te koheve te fundit, deficitet aktuale te llogarive mbeten ende te larta, vecanerisht ne Malin e Zi dhe Kosove", thote raporti. Sipas ketij te fundit, vendet e Eurozones paraqesin nje burim te rendesishem te remitancave per te gjithe vendet e rajonit, vecanerisht per Kosoven, Shqiperine, Bosnjen dhe Hercegovinen, dhe Serbine. Prania e bankave te huaja krijon nje kanal tjeter te ndikimit te mundshem. Pjesa e bankave te huaja, ne asetet totale te sistemit bankar te rajonit, eshte rreth 89 per qind. Raporti iu rekomandon autoriteteve ne vendet e rajonit qe te tregojne maturi fiskale, te rindertojne amortizatoret fiskale dhe te jene te pergatitur per konsolidim te metejshem te shpenzimeve. Per fat te keq, performanca fiskale eshte perkeqesuar ne te gjitha vendet, qe nga viti 2008, dhe pak vende ne rajon kane ende hapesire per te trajtuar nje perkeqesim te krizes nepermjet lejimit te funksionimit te stabilizuesve automatike.