Video "Meta-Prifti", ja pergjigjet qe iu dhane prokurorise
Ne seancen e se martes ne Gjykaten e Larte, ku u rrezua kerkesa e prokurorise e cila pretendonte per nje riekspertim te videos se dyshimte Meta-Prifti, u vendos te administrohet si prove akt-ekspertimi i tre eksperteve vendas, qe realizuan ekspertizen e video-pergjimit ndaj Metes, duke konkluduar se ajo nuk eshte origjinale. Me poshte gjenden te zbardhura te plota, pergjigjet e tre eksperteve per oren regjistruese, videon tjeter te gjetur ne kompjuterin e Priftit, si dhe mundesite e nderhyrjeve ne material. Ne kete seance pyetje-pergjigje, ekspertet konfirmojne mungesen e videos origjinale
Ne faqen 9, thoni ne piken 1.1 germa "c" se nuk mund te provojme nese ora objekt
ekspertimi eshte mjeti me te cilin eshte realizuar regjistrimi i bisedes. A mendoni se,
gjithsesi, mjeti regjistrues ka qene i instaluar ne ndonje ore, perderisa gjate gjithe
kohes degjohet tik-taku i saj, apo jo?
Ne mendojme qe ekziston mundesia qe mjeti regjistrues te kete qene ore, duke patur parasysh tik-takun qe e shoqeron pisten audio gjate gjithe kohes. Degjimi i tik-takut nuk provon se per regjistrimin e bisedes eshte perdorur ore. Per kete duhen gjurme te tjera, jo vetem tik-tak.
Ju keni marre nga ora-kamere, nje material filmik prej 50" ne videon qe gjendet ne
memorien e fshehte te ores. Per cfare shkaku e kryet kete veprim?
Pse nuk e bete kete eksperiment duke perdorur kete material filmik, te cilin e moret pikerisht per kete qellim?
Ne aspektin teknik, ora objekt ekspertimi ka nje memorie te vetme te tipit flash, 8Gb. Nuk ka memorie te fshehte dhe memorie te dukshme, ka vetem nje memorie. Ne kete memorie ne konstatuam qe ishte fshire nje file audioviziv me emertimin _ICT0001.AVI dhe pjesa tjeter e memories, po ashtu e fshire, ishte e ngopur me imazhe. Materialit filmik te rekuperuar _ICT0001.AVI i shkeputem nje sekuence te shkurter, vetem pamje e ambientit, si model krahasimi. Nuk vazhduam me tej me te dhe nuk e permendem ne aktin e ekspertimit, sepse per ne nuk ka aspak vleren e modelit te krahasimit. Duke qene se te file "C:UsersDritan Prifti100DSCIMPICT0008.AVI" u gjeten anomali te pashpjegueshme teknikisht, nuk na u duk e arsyeshme ta analizonim me tej. Kjo sekuence nuk ploteson kriteret per te qene model krahasimi.
A do te linte gjurme ne video nderhyrja ne regjistrim, ne te njejtin lap-top? Si e
shpjegoni ju mungesen e te dhenave ne kete folder per nderhyrje te mundshme, sepse ka vetem nje date modifikim, ate 01.03.2010 ora 01:33pm?
Nderhyrjet ne regjistrim pergjithesisht lene gjurme, por jo kur kryhen nga nje profesionist. Menyrat per te nderhyre ne nje Lap-Top jane te pafundme. Konkretisht, nese ne nje date te mevonshme, nje file perpunohet ne nje kompjuter tjeter, i cili ka oren dhe daten qe ka timestamp i videos, file i prodhuar, file do te mbaje timestampin e ketij te fundit. Per me shume detaje, lexo pergjigjen e pyetjes 35 te ketij materiali.
Ne piken 1.5 te aktit, pyetjes nese ka apo jo nderhyrje ne permbajtjen audio dhe vizive ne videon qe permendet ne lap-top ne folderin me emertim Dritan Prifti dhe nese po, ku konsistojne keto nderhyrje i jeni pergjigjur se ne mungese te nje faili origjinal ne permbajtjen audio - video te bisedes ndermjet Metes e Priftit, ne ore nga ekzaminimi u konstatua nderhyrje dhe mbivendosje e mundshme ne failin e gjetur ne lap-top. A mund te na sqaroni se cfare nenkuptoni ju me shprehjen "faile origjinal" dhe video origjinale?
Kuptimin e origjinalitetit dhe autenticitetit e kemi shpjeguar ne piken 1.18 te aktit te ekspertimit. Me file "origjinal" ne rastin konkret ne kuptojme nje file "autentik", te paprekur te cilin nuk e gjetem ne memorien e ores objekt ekspertimi. Informacionet digitale jane autentike kur merren te shoqeruar me vula dixhitale (p.sh. MD5 dhe SHA1 si
ne rastin e klonimit qe kemi bere gjate ekspertimit).File apo video origjinale per pyetjen ne fjale, do te quanim ate File qe ka te pakten te gjitha karakteristikat e nje file te realizuar me parametrat teknike te realizuara nga komponentet elektronike te regjistruesit objekt ekspertimi dhe nuk konstatohen anomali. Per detaje, lexo pergjigjen e dhene pyetjes 35 ne kete material.
Ne faqen 11, por edhe ne ate 22 te aktit te ekspertimit, ju shpreheni per mungese te videos origjinale "ne ore", ndersa ne faqen 23, kur jepni perkufizimin e autenticitetit dhe origjinalitetit ne fushen e teknologjise dhe informacionit, theksoni qe te quhet origjinal duhet qe informacioni i transmetuar nga dhenesi te marresi, te jete identik. A nuk jane kontradiktore keto dy qendrime tuajat?
Absolutisht qe jo. Ne rastin konkret marresi eshte memoria e kameres dhe dhenesit jane mikrofoni dhe mikrokamera e ores. Nese ne do te kishim nje filmim ne ore, do te krahasonim nese materiali i gjeneruar nga kamera dhe mikrofoni do te kishte te njejtat parametra me materialin e regjistruar ne memorien e ores. Ne rastin konkret memoria e ores nuk e ka filmimin Meta-Prifti, ndersa file PICT0008.AVI ka anomali ne pisten audio. Nuk ka kontradikte, sepse kur nuk ka origjinal, nuk ka model krahasimi. Per detaje, lexo pergjigjen e pyetjes 14 te ketij materiali.
Ne rast se do te kishte nderhyrje, a do te gjendeshin gjurme te programeve qe jane perdorur per nderhyrje?
Nese nderhyrja behet nga profesioniste, ajo nuk le gjurme. Ora e cila kushton disa dhjetera euro eshte ne gjendje qe te bashkoje zerin e mikrofonit me figuren e
kameres dhe te memorizoje nje filmim ne memorien e saj. Me kompjutere dhe softe editimi te zerit, kjo gje eshte shume me e thjeshte. Per detaje lexo pergjigjen e pyetjes 35 te ketij materiali.
Ne kete kuader, a keni eksperimentuar ju tik-takun e ores ne gjendjen aktuale?
Ne nuk kemi bere eksperimente me oren, pasi nuk na u lejua nga prokuroria per shkak te nje ceshtjeje tjeter.
A mund te jete zhurme nga jashte ajo qe ju quani tik-tak i tepert?
Mundet, sic e themi dhe ne piken 21 te ketij materiali, kjo anomali mund te jete zhurme e jashtme, por probabiliteti qe spektri i frekuencave te kesaj zhurme te jete i njejte me tik-takun eshte shume i vogel. Per detaje shiko pergjigjen e pyetjeve 24, 25 te ketij materiali.
Ne piken 1.11 te aktit ju jeni shprehur se shkencerisht eshte provuar se ka
kuptimshmeri te sinjalit audio kur raporti sinjal zhurme mesatar dhe i pjesshem i kalon 10 db(decibel), i cili eshte standard nderkombetar, dhe vazhdoni me pas duke thene se zeri i z.Meta nuk ka vlerat e kerkuara prej 10 db, ai luhatet nga 3.4 ne 9.2 db. (Ne fakt, te njejten gje thote edhe eksperti italian i marre nga mbrojtja). Atehere, si e shpjegoni ju faktin se gjate transmetimit te kesaj video, ne jemi ne gjendje te degjojme biseden ne nje pjese te konsiderueshme te saj?
Degjueshmeria dhe kuptueshmeria jane dy nocione te ndryshme. Keta jane faktore njerezore qe kane lidhje me veshin e njeriut. Kuptohet qe kur ne flasim per konventa eshte mirepranuar qe nese zeri eshte i pa filtruar apo amplifikuar behet i kuptueshem mbi 10dB. Kjo nuk do te thote qe kur zeri eshte 9.2dB apo me poshte nuk kuptohet nga nje pjese e njerezve, aq me teper kur ky i fundit eshte i filtruar apo amplifikuar. Programet, pavaresisht nga kombesia e eksperteve, japin te njejtat rezultate.
Ne piken 1.14 ju shpreheni se eshte e mundur teknikisht me pajisje elektronike dhe programe te ndryshme te zhduken apo tjetersohen pa lene asnje gjurme te dhena elektronike audio e video.
A mund te na thoni se cilat jane keto pajisje elektronike dhe programe kompjuterike qe bejne te mundur tjetersimin dhe zhdukjen pa lene gjurme te te dhenave audio e video?
Kur nje kompjuter nuk eshte fizikisht i mbrojtur, por i aksesueshem nga nje profesionist, ne te mund te behet cdo lloj nderhyrjeje. Per kete arsye, hetimi i nje krimi informatik fillon me vulosjen dixhitale te informacionit (MD5, SHA1). Kur ka akses fizik, ka shume menyra per ta bere te mundur dicka te tille, qe nga ndezja e kompjuterit me nje live CD e deri te thjesht cmontimi i hard diskut nga kompjuteri origjinal, montimi i tij ne nje kompjuter tjeter dhe rivendosja e hard diskut ne kompjuterin origjinal, pas nderhyrjes. Profesionistet bejne te mundur ndezjen e nje kompjuteri pa lene fare gjurme ne te (p.sh. me sisteme Live CD Linux (qindra versione)). Profesionistet mundet te modifikojne pa lene gjurme nje sistem windows, te realizojne kopjime, fshirje, modifikime te filave, perpunimin dhe rihedhjen po aty pa lene asnje gjurme. Po ne kete menyre mund te behet praktikisht cdo lloj nderhyrjeje ne regjistrat e Windowsit, filesystem te cfaredo lloji, gjetje paswordesh etj. etj.
A keni gjetur ju programe te tilla te instaluara ne lap-topin, objekt ekspertimi?
Jo, nuk gjetem, por kjo nuk shpjegon nese ka patur apo jo nderhyrje. Per detaje shiko pergjigjen e pyetjes 35 ne kete material.