Erdoani viziton Beogradin, Serbia heq vizat për turqit
Gjatë vizitës së kryeministrit turk do të konfirmohet dhe heqja e vizave për të gjithë shtetasit turq që duan të vizitojnë Serbinë.
Po ashtu do firmoset marrëveshja kornizë mbi realizimin e projektit të rikonstruktimit të rrugës shtetërore M8 nga Novi Pazari deri në Alinoviç. Gjatë qëndrimit në Serbi kryeministri turk do të vizitojë Beogradin por edhe disa zona të tjera serbe si Novi Sadin dhe Novi Pazarin.
Erdoan zhvilloi vizitën e parë në Serbi në prill të 2003. Vizita e sotme vjen në një kohë që marrëdhëniet mes Ankarasë e Beogradit, sipas vlerësimeve të mëhershme të presidentëve të dy vendeve janë në “shkallën më të lartë në histori ”, gati në shkallën e ”partneritetit strategjik”.