E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli, Junajtid e ka seriozisht

“Interesimii i Mançester Junajtid për Balotelin është konkret dhe e kanë konfirmuar të dy klubet. Marios i pëlqen fakti që vlerësohet nga Aleks Fergusoni, por nuk mund të thuhet me siguri nëse do të qëndrojë në Milano apo do të luajë tjetërkund”, u shpreh agjenti i Balotelit.

Ai nënvizoi se muaji korrik do të jetë vendimtar për të ardhmen e sulmuesit, por me shumë mundësi gjithçka do të vendoset në ditët e fundit të merkatos. Kurse lidhur me interesimin e Mançester Sitit për klientin tjetër, Ibrahimoviçin, Raiola u shpreh shkurt: “Nuk flas më për Zllatanin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›