E Diel, 1 Nëntor 2026

Ugandë, 60 viktima në dy sulme me bombë

Si pasojë e dy sulmeve me bomba, në kryeqytetin e Ugandës, janë vrarë sipas të dhënave të policisë me shume se 60 persona. Shpërthimet kanë ndodhur në një restorant dhe në një klub sporti. Në të dy vendet ishin mbledhur njerëz për të parë ndeshjen finale të Kampionatit Botëror të futbollit. Më parë një grup i afërt me Al Kaidën kishte kërcënuar me sulme në Ugandë dhe në Burundi, sepse këto dy vende kanë dërguar ushtarë në misionin paqësor në Somali. Presidenti amerikan Barack Obama e dënoi këtë sulm. Ndër viktimat ndodhet edhe një shtetas amerikan.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 12 korrik 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›