Erdogan: Franca ka kryer "gjenocid" në Algjeri
STAMBOLL- Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi të premten Francën se ka kryer "gjenocid" në Algjeri, duke reaguar ndaj votimit një ditë më parë nga deputetët francezë të projektligji që ndëshkon kontestimin e gjenocidit armen në 1915, që Ankaraja nuk e pranon.
"Vlerësohet se 15 për qind e popullsisë algjeriane është masakruar nga francezët që pas vitit 1945. Është fjala për një gjenocid", deklaroi Erdogan gjatë një konference.
(ma.ar/BalkanWeb)
"Vlerësohet se 15 për qind e popullsisë algjeriane është masakruar nga francezët që pas vitit 1945. Është fjala për një gjenocid", deklaroi Erdogan gjatë një konference.
(ma.ar/BalkanWeb)