E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti gjerman: Kam gabuar, por nuk jap dorëheqjen

BERLIN - Presidenti gjerman Christian Wulff kërkoi falje se në deklaratën personale të pasurisë nuk janë bërë publike me kohë të gjitha informacionet për kreditë e tij private.
"Shpjegimet kanë mundur të jepen me kohë, por puna nuk është kryer si duhet. Për këtë më vjen shumë keq", tha Ëulff duke shtuar se të gjitha debatet rreth financimit mund të evitoheshin me kohë. "E kam kuptuar se ky financim privat ka irrituar njerëzit dhe opinionin. Kjo mund të ishte shmangur. Për marrjen e kredisë private duhej ta informoja me kohë parlamentin e landit Saksonisë së Poshtme. Me vjen keq që këtë nuk e kam bërë. Unë e kam të qartë se jo të gjitha gjërat janë bërë sipas rregullave juridike dhe si duhet", theksoi dje Ëulff. Presidenti gjerman pranoi se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit ka bërë disa gabime, por kundërshtoi të gjitha kërkesat për dorëheqjen e tij, që kohët e fundit janë dëgjuar prej disa qarqeve opozitare. Wulff bëri të qartë se nuk mendon fare për dorëheqje, por për vazhdimin e bashkëpunimit. "Edhe gjatë vitit 2012 do të kemi një bashkëpunim të mirë, të paktën kështu mendoj unë", - u shpreh ai.
Wulffi tha se për dallim prej informacioneve për kredinë private, me kohë ka treguar për pushimet e kaluara te shokët e tij në vende të ndryshme. Ai tha se i është përgjigjur 250 pyetjeve të veçanta të çdo lloji. Por kundërshtoi të gjitha pohimet se gjatë ushtrimit të posteve të deritanishme i ka mundësuar përfitim ndonjë miku apo personi që e ka ndihmuar në fushata.
"E them shumë qartë se në asnjë kohë të ushtrimit të detyrave publike nuk i kam mundësuar dikujt ndonjë përparësi. Miqësitë personale janë për mua shumë të rëndësishme. Por ato nuk kanë të bëjnë asgjë me punën time dhe nuk kanë pasur ndonjë influencë në këtë punë. Këtë e them me plot përgjegësi", theksoi presidenti Wulff.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›