E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota i jep lamtumirën e fundit Vaslal Havel-it

Pragë- Sot i jepet lamtumira e fundit presidentit të parë çek pas rënies së komunizmit, Vaclav Havelit. Ceremonia me protokoll shtetëror do të mbahet në Katëdralen St.Vitus në Kështjellën e Pragës. Sipas kërkesave të familjes pas përfundimit të funeralit për Havelin, trupi i tij do të digjet, dhe pas Krishtëlindjeve do të bëhet edhe varrimi i hirit.

Ndërkohë ditën e sotme shumë udhëheqës botërorë janë mbledhur në Pragë për t’i dhënë lamtumirën e fundit heroit të Revolucionit të Kadifenjtë Vaslav Havelit. I cili u nda nga jeta ditën e djelë në moshën 75-vjeçare.

Shumë udhëheqës nga e gjithë bota kanë mbërritur dje dhe sot në Pragë si presidenti francez, Nikolas Sarkozi, sekretarja amerikane të shtetit, Hillari Klinton dhe ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, kryeministrin britanik, Dejvid Kamerun, ish-sekretarja e shtetit amerikan Medllin Ollbrajt etj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ceremonia e Havel-it, çifti Klinton mbërrin në Pragë Pragë- Mbërriten sot në Pragë sekretarja amerikane e shtetit Hillari...
  2. Klinton dhe Gillan, në bisedime për sulmet e NATO-s SHBA- Duke parë ngjarjet e fundit dhe sulmet ajrore të...
  3. Thaçi-Klinton: Mbështesim integrimin e Kosovës Bruksel- Një takimi i paplanifikuar i kreut të qeverisë së...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›