Erdogan Gati te ndermjetesojme dialogun Serbi-Kosove
Turqia eshte e gatshme qe te ndermjetesoje ne permiresimin e marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise me qellim qe ne Ballkan te kete paqe te qendrueshme ka thene Kryeministri i Turqise Taip Erdogan. Kreu i qeverise turke ka nisur viziten dyditore ne Kosove me nje takim qe zhvilloi me Kryeministrin ne largim te Kosoves Hashim Thacin. Erdogan i cili njihet si mbeshtetes i madh i pavaresise se Kosoves eshte bere Kryeministri i pare turk qe viziton shtetin me te ri ne Europe. Te dy kryeministrat i jane drejtuar njeri-tjetrit me termin vella dhe kane thene se vella e moter jane edhe Kosova e Turqia mes tyre. Ne jemi gati. Ne momentin qe na vjen ftesa ne jemi gati dhe ju nuk keni pse te shqetesoheni. Nuk shoh asnje hezitim per kete asnje problem per dialog. Ne duam nje paqe te qendrueshme ne Ballkan. Cdo gje e mire realizohet vetem ne paqe. Kosova ka qytetare serbe dhe per te duhet te kujdeset. Ne si Turqi kemi zhvilluar raporte te mira me Beogradin. Serbia ka pritje nga ne ka pritje nga ne si Turqi edhe nga vellai im Thaci. Do te bisedojme dhe do te hedhim hapat e duhur ka thene Kryeministri turk. Erdogan ka thene se Turqia si lider i rajonit e ndien per obligim suksesin e shtetit te Kosoves per shkak te marredhenieve te thella qe Erdogan i ka vleresuar si ushtarake politike kulturore dhe historike. Me vellane tim Thacin biseduam qe te vazhdojme bashkepunimin e thelle dhe te punojme se bashku per dite me te mira te Kosoves. Une ju falenderoj per mikepritjen dhe iu sjell pershendetjet e popullit te Turqise ka thene Erdogan.