E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove fushata zgjedhore nis me 1 dhjetor

Shperndarja e Parlamentit aktivizon KQZ-ne per te pergatitur procesin

Motoret e subjekteve politike do te jene te ndezur ne dhjetediteshin e pare te muajit te ardhshem kur do te jete piku i aktivitetit per te pervetesuar sa me shume elektorat. Vetem dhjete dite do te kene ne dispozicion per te bere fushate elektorale per zgjedhjet qe do te mbahen me 12 dhjetor date kjo e re e dekretuar te marten nga Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi. Vendimit te Krasniqit i ka paraprire shperndarja e Kuvendit qe ndodhi vetem nje ore pasi deputetet votuan pro mocionit per mosbesim ndaj qeverise. Rrethana e re do te beje qe te merkuren Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ te dale me nje plan operacional me te cilin do te shkurtoje disa afate operacionale. Kjo duke u bazuar ne nenin 4.5 te ligjit per zgjedhjet e pergjithshme. Me te precizohet se KQZ-ja mund te ndryshoje afatet sipas nevojes ne pajtim me rrethanat. Vetem dhjete dite do te jene fushate zgjedhore. Ska me shume kohe sepse duhet te certifikohen partite duhet tu jepet afat per certifikim per koalicione dhe per te gjitha keto. Te gjitha keto afate do te parashihen ne planin operacional ka thene shefja e KQZ-se Valdete Daka per Kohen Ditore. Me siguri sot do te paraqesim planin operacional. Eumlshte rregulli e 15 per zgjedhje te parakohshme me te cilen na lejohet mundesia per shkurtimin e afateve ka shtuar ajo. Bazuar ne kete i bie qe me 1 dhjetor te nise fushata elektorale. Ne dhjete ditet e para do te zhvillohet aktiviteti elektoral me daten 11 do te kete heshtje zgjedhore kurse me daten 12 dhjetor kosovaret do tu adresohen kutive te votimit. Adnan Merovci ish-kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit te KQZ-se ka thene se perafersisht kjo kohe do te shfrytezohet per fushate. Deri atehere sipas tij KQZ-ja duhet te shkurtoje edhe te tjera afate qe lidhen me aspekte operacionale. Ligji percakton qe ne situata te tilla KQZ-ja ka te drejte qe te pershtate planin operativ te zgjedhjeve qe nenkupton ngjeshjen e afateve te operacioneve te ndryshme sic jane regjistrimi dhe certifikimi i subjekteve politike certifikimi i kandidateve prodhimi i fletevotimeve sfidimi dhe konfirmimi i listes se votuesve informimi publik certifikimi i vezhguesve trajnimi i komisionereve etj. u shpreh Merovci. Pra eshte ne kompetencen dhe detyrimin e KQZ-se qe te beje optimizimin e ketyre afateve te cilat ne kete moment nuk mund te parashihen saktesisht. Merovci ka paralajmeruar se KQZ-ja do te perballet me sfida te medha gjate organizimit te ketyre zgjedhjeve. Ai ka theksuar dy momente ndash momentin teknik dhe ate politik. Teknikisht zgjedhjet mund te organizohen ka thene Merovci por ka vleresuar se ato do te percillen me sfida te medha. Sfidat ka thene te jene te karakterit teknik-organizativ dhe politik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›