E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renia e qeverise largon bisedimet me Beogradit

Debati Analistet kosovare komentojne zhvillimin me te fundit politik ne vend

A do te ndikoje renia e qeverise se Kryeministrit Hashim Thaci si dhe kriza politike qe ajo ka sjelle si rezultat te fillimi i dialogut te pritshem mes Prishtines dhe Beogradit duke pasur parasysh se zgjedhjet parlamentare te parakohshme ne Kosove do te zhvillohen me 12 dhjetor te ketij viti kurse qeveria e re pritet qe te krijohet andej nga muaji janar i vitit te ardhshem Kesaj pyetjeje perpiqen qe ti japin pergjigje disa analiste shqiptare nga Kosova sipas te cileve situata e re e krijuar nuk ka sesi te mos ndikoje te koha e fillimit te dialogut te lartpermendur.

Analisti politik i njohur shqiptar Behlul Beqaj eshte i mendimit se situata e krijuar si rezultat i shkarkimit te qeverise se Thacit ne menyre te pashmangshme do te ndikoje te dialogu i paralajmeruar mes Prishtines dhe Beogradit ashtu si edhe te te gjitha proceset politike permes te cileve po kalon sot Kosova dhe se zgjidhjet politike duhet te kerkohen duke respektuar Kushtetuten e ligjet dhe jo permes voluntarizmit politik. Me rastin e renies se qeverise asgje thelbesore nuk ndryshon ne marredheniet mes partive perkundrazi mendoj se gjate zgjedhjeve per me teper pas tyre do te kemi nje fitues dhe shume te humbur te cilet armiqesite e veta do ti shprehin duke gjykuar nga gjithcka ne nje menyre te papranueshme gje qe ka shume mundesi te sjelle destabilizim te gjendjes ne Kosove tha analisti Beqaj. Analisti politik tjeter nga Prishtina Ramush Tahiri gjithashtu konsideron se renia e qeverise se Kosoves dhe zgjedhjet parlamentare te parakohshme do te ndikojne patjeter te dialogu mes Prishtines dhe Beogradit. Fillimi i dialogut me Beogradin qe duhet te fillonte tani me siguri qe do te shtyhet. Ai nuk mund te zhvillohet as ne nivel ekspertesh pasi situata e krijuar eshte e tille qe e pengon fillimin e tij dhe nderkohe te shpresojme qe ajo te mos perkeqesohet me tej i tha ky analist politik shqiptar Dojce Veles duke theksuar se tani duhet te shpresojme se ne janar te vitit te ardhshem do te krijohen institucionet e reja te Kosoves. Sipas tij ne zgjedhjet parlamentare te ardhshme pritet qe te fitoje perseri Partia Demokratike e Kosoves PDK e Hashim Thacit dhe se per kete arsye deputete te kesaj partie votuan ne favor te mocionit te mosbesimit ndaj qeverise se tij. Ai konsideron se me nje zhvillim te tille ngjarjesh nuk u respektua Kushtetuta sepse duhej qe te zgjidhej nje qeveri e re. Me 66 votat me te cilat ra qeveria Thaci mund te krijonte nje qeveri te re dhe te zgjidhte nje president te ri keshtu qe nuk ishte nevoja qe te futeshim ne kete krize institucionale dhe te shkonim drejt zgjedhjeve parlamentare te jashtezakonshme. Duket se kemi te bejme me nje marreveshje te partise me te forte me parti te vogla me qellim per te provokuar mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme me shprese se partneri i deritanishem i koalicionit qeveritar LDK te mos jete gati per proceduren elektorale dhe me shprese se fitorja e PDK-es te Hashim Thacit kesaj here do te jete edhe me bindese sesa ne zgjedhjet parlamentare te kaluara kur ajo fitoi vetem 36 vende deputetesh theksoi Tahiri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›