E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan: Izraeli duhet ta heqë qafe Liebermanin

Lidhjet e ngushta historike mes Izraelit dhe Turqisë filluan të përkeqësohen pas luftës së Izraelit në Gaza dy vite më parë, dhe arritën pika tmerrësisht të ulëta pas vrasjes së nëntë turqve nga komandot izraelite majin e kaluar.

Gjatë një interviste për Al-Xhazirën, Erdoan theksoi se Turqia do të ruajë lëkundje në marrëdhëniet me Izraelin, derisa ky i fundit të kërkojë falje për vrasjet dhe të paguajë kompensimin.

“Për sa kohë qeveria e Netanjahut nuk ndryshon politikat e saj, nuk mund të presë që ne të ndryshojmë tonat”, theksoi Erdoan.

Erdoan e konsideroi Ministrin izraelit të Punëve të Jashtme, si problemin më të madh të Izraelit. Kreu i qeverisë turke theksoi se publiku izraelit duhet “ta heqë qafe” Libermanin, të cilin ai e quajti “njeri të neveritshëm”. “Kjo është në dorën e tyre, jo në tonën. Nëse nuk e bëjnë, problemet e Izraelit do vijnë duke u përkeqësuar”.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-13 11:25
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›