E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama bën thirrje për unitet pas sulmit në Arizona

Të fajësosh kundërshtarët për “gjithçka që ndodh në botë” është e padobishme, theksoi Obama.

Në atentatin e së shtunës në darkë, 6 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe kongresistja Gabrielle Giffords.

Giffords, e cila u qëllua nga një distancë e shkurtër në kokë, hapi sytë për herë të parë të mërkurën.
Ajo u përgjigj gjatë një vizite të Nancy Pelosi, ish-drejtuesja e dhomës së përfaqësueseve.

Obama i cili e vizitoi Giffordsin më herët gjatë ditës, kaloi para turmës me rreth 14 mijë persona të mbledhur në sallën e basketbollit të Universitetit të Arizonës, në Tukson.

“Gabi i ka hapur sytë. Kështu që unë mund t’ju them se ajo e di që ne jemi këtu. Ajo e di që ne e duam”, theksoi Obama, i cili herë pas here nuk i mbajti dot lotët.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-01-13 13:45
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›