Berisha: Po të doja videoja s’dilte, e trukoi Edvin Rama

Gjatë një konference shtypi, aleati në qeverisje me Ilir Metën, sqaroi se videos i janë hequr shumë pjesë dhe se për të kishte dijeni prej kohësh.
Ai vlerësoi vendimin e Metës për të mos i njohur vetes asnjë imunitet dhe kërkesën e tij për hetim të plotë dhe të gjithanshëm të problemit.
“Më duhet të falënderoj, jo pa sinqeritet Edvin Kristaq Ramën, e them haptas për nderin që më bëri. Me montimin dhe trukimin e videos Edvin Kristaq Rama, dëshmoi se është i biri i të atit, se është aq i pa skrupull dhe amoral, saqë për të luftuar kundërshtarin mund të bëjë çdo falsifikim. Por unë ju them qytetarëve shqiptare, imagjinoni ju se çfarë mund të bëjë ky njeri me ju, po të ketë pushtet, kur ndaj kryeministrit nuk përmbahet dot dhe monton, trukon video dhe dokumente”, tha kryeministri.
Duke folur rreth videos, ai u shpreh brenda saj ka kapërcime dhe shkurtime të shumta, ndërsa e konsideron si një rast ndryshe me atë të ministrit Pango. “Një material i trukuar në mënyrë diletanteske, që kapërcen nga sekonda e 43 në sekondën e 4 të minutës nuk mbetet gjë tjetër, veçse të hetohet nga prokuroria në mënyrë të plotë. Një gjë është e sigurt, po të doja unë video nuk vinte tek ju. Video erdhi tek unë dhe unë nuk e pengova. Ata që tentuan të nxjerrin favore me video tek unë ata dështuan, u dëshmuan falsifikatorë ordiner, manipulues të pa skrupull u dëshmuan ashtu siç janë zogj bunkeri, nga i cili nuk kanë për të dalë kurrë”, tha më tej Berisha.
Përveç se përgëzoi prokurorinë për nisjen e hetimit, Berisha u mor gjatë me akuza ndaj opozitarëve, duke i vlerësuar si “bijtë e bllokut” që sipas tij, janë të aftë të sajojnë çdo gjë. “Një qëndrim të tillë e mbajnë vetëm larvat e bunkerit të bllokut, neo-bllokmenët, të cilët janë të aftë të sajojnë çdo gjë, sepse mendojnë se në këtë mënyrë i afrohen pushtetit. Është bashkuar i biri i Kiços me të birin e Kristaqit dhe merren me çimkat, etërit do tua kishin lakmi, ndërsa ky ati shpirtëror do t’u jepte një dekoratë. Unë jam kryeministri i vendit, në rast se çuni i Kiços vuri orën dhe regjistroi bisedën time, çuni i Kristaqit urdhëroi fatkeqin e Top Channel të montojë videon. Nuk ka këtu asgjë tjetër vetëm demonstrim të moralit të etërve të tyre”, tha ndër të tjerash kreu i qeverisë.
Ai shtoi se “çuni i Kiços dhe as çuni i Kristaqit, as i i Xhelilit, as i ndonjë tjetri, nuk do të munden kurrë, që as me çimka as me truqe të vijnë në pushtet. Kështu vetëm largohen drejt bunkerit të etërve të tyre”. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-13 13:24
[