E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan Komitet per te zgjidhur problemet me kurdet

Pas vendosjes së procesit të paqes me rebelët kurdë të partisë së punëtorëve të Kurdistanit, Kryeministri turk Erdogan ka deklaruar se do të krijohet një komitet i posacëm që do të ketë si objektiv integrimin e shoqërisë kurde. Në këtë komitet do të ketë personalitete nga mediat, universitetet dhe shoqëritë jo fitimprurëse. Erdogan është shprehur se mund të jetë nevoja e një grupi njerëzish me përvojë të cilët nuk do të jenë fuqi për të vendosur sanksione, por do të punojnë si një komitet këshillues. Para parlamentarëve kryeministri turk ka thënë se objektivi i këtij grupi do të jetë interpretimi i procesit të paqes në shoqërinë turke.Vendimi vjen si reagim ndaj kerkeses së drejtuesëve ushtarakë të PKK-së të cilët i kërkuan Ankarasë krijimin e komisioneve dhe institucioneve përkatëse për integrimin e shoqërisë kurde në këtë proces paqeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›