Rama Legalizimet te lidhura ngushte me pronen

Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi banorët e Bathores se do të presin edhe 160 vjet të tjera nëse mbajnë shpresa për legalizim te Kryeministri Berisha. Në tryezën e Partisë Socialiste kushtuar problemeve të legalizimit, Rama tha se pa zgjidhur problemet që lidhen me pronën, vetë paqja sociale është në rrezik.
Nuk i ka shpëtuar batutave, humorit dhe të qeshurave Edi Rama edhe në tryezën e PS-së për legalizimet. Duke imituar dialektin verior, ai ironizoi premtimet e Kryeministrit Berisha për banorët e Bathores.
Me të njëjtin stil, Rama foli për një kaos institucionesh që merren me problemet e pronës.
Kreu i socialistëve tha se procesi i legalizimeve është i lidhur ngushtë me pronat, 40% e të cilave janë të paregjistruara.
Ndërsa Artan Lame I grupit të punës në PS, tha se Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist në Europë që ende s’ka zgjidhur problemet me pronën.