E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roman Abramovic

Misteri po rrethon presidentin e Çelsit, Roman Abramoviç. Miliarderi rus, sipas mediave britanike, është në bisedime me Zhoze Murinjon që ky të kthehet në drejtimin e ekipit.
Trajneri i Realit madje ka qenë në stadiumin e Çelsit, në miqësoren mes Brazilit e Rusisë.
Ndërkaq, mediat ruse shkruajtën se Abramoviç u arrestua në SHBA, nga ana e FBI-së, si i dyshuar në vdekjen apo vrasjen e miliarderit tjetër rus, Boris Berezovski.
Kjo gjë u mohua nga FBI dhe nga Abramoviç, ndërsa konfirmohet që miliarderi është në Amerikë.
Abramoviç dhe Berezovski kanë qenë më parë partnerë në biznes, por më pas patën konflikte dhe u ndanë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›