E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot nisin fluturimet ajrore që u bllokuan nga hiri vullkanik islandez


Autoritetet europiane të cilat po merren me manaxhimin e situatës kaotike në qarkullimin ajror e cila krijua pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njoftuan se ditën e sotme gjysma e aeroporteve do të jetë në funksionim.
"Nesër gjysma e fluturimeve do të jetë operative pasi reja e hirit vullkanik po leviz drejt veri-lindjes", u shpreh nënsekretari i punëve europiane në BE, Diego Lopez Garrido.
Vendimi është marrë pas kërkesës së kompanive të ndryshme fluturimi, të cilat kërkuan rishqyrtimin e urdhërit katër ditor që pezullonte qarkullimin ajror thuajse në të gjithë Europën. Vullkani islandez shkaktoi pezullimin e e fluturimeve ajrore në pjesën më të madhe të europës perëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›