E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi-Poloni, Medvedev: Duhet të afrohemi

Moskë, 19 prill, NOA - Aludimi në mediat e huaja për vrasjen e presidentit polak, Lech Kazinski nga forca të fshehta ruse, duket se i ka acaruar prapa perdeve marrdhëniet mes Rusisë dhe Polonisë.

E duket se kësaj hije, i ka paraprirë presidenti rus, Dmitri Medvedev i cili ka deklaruar gjatë një interviste se shpreson për marrëdhënie më të mira me Poloninë.

Presidenti rus Dmitri Medvedev sipas fjalëve të veta tha se pjesëmarrja e tij në varrimin shtetëror për homologun e tij të aksidentuar polak Lech Kaczynski t'u japë impulse të reja marrëdhënieve dypalëshe.

Tragjeditë bëjnë shpesh që njerëzit të afrohen, besoj se kjo është e nevojshme edhe midis rusëve dhe polakëve, tha Medvedev në televizionin rus.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›