E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan: Nuk i besoj më fjalëve të Olmertit

Ankara - Thellohet kriza diplomatike midis Ankarasë dhe Tel-Avivit. Mediat turke njoftojnë se Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk u beson fjalëve të Kryeministrit të Izraelit, Ehud Olmert. Ato citojnë Erdoganin të ketë thënë se “Përse të flas me një kryeministër për planet ushtarake të Izraelit? Operacionin e Gazës nuk ia kam thënë as Bushit as Sarkozisë”.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun kroat, Ivo Sanader, Kryeministri Erdoan u shpreh se fjalë të tilla shkaktojnë probleme besimi për të ardhmen. Ai tha se Hamasi nuk pranon futjen si pikë në marrëveshje të ushtarëve izraelitë të kapur rob, kjo është edhe arsyeja e mos arritjes së armëpushimit. "Kur çështja arriti tek ne, atyre u thamë kështu: Nëse në këtë proces na takon ndonjë detyrë, ne si Turqi do të ndërhyjmë, por deri tani nuk kemi menduar të ndërhyjmë pa na ardhur ftesë", tha Erdogan.

Kryeministrit Erdogan iu rikujtua deklarata (përse të flas me një kryeministër për planet ushtarake të Izraelit? Nuk kam biseduar as me Bushin dhe as me Sarkozinë e Merkelin) e Kryeministrit të Izraelit, Ehud Olmert lidhur me operacionin në Gaza. Erdogan, pasi theksoi se nuk i duket e përshtatshme t'i përgjigjet kësaj, nënvizoi se çdo e vërtetë duket sheshit. "Ju fillimisht kërkoni që një shtet të bëhet ndërmjetës, me një shtet që ju kërkuat si ndërmjetës do të vini këtu dhe do të zhvilloni raundin e pestë të bisedimeve. Sepse nuk po bashkëbisedoni me një shtet çfarëdo. Po bisedoni me një shtet tjetër, me një shtet që në rajon keni marrëdhënie të ndryshme", tha Erdogan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›