Murinjo: Jemi gati të mposhtim Mançesterin
Milano - Sfida mes Interit dhe Mançester Junaited, e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve, ka filluar të ndizet që tani. Ndeshja e parë mes këtyre dy superfuqive të futbollit europian ka edhe një javë kohe për t’u zhvilluar, por tekniku Murinjo fillon deklaratat në distancë. Tekniku i skuadrës italiane e cilëson këtë ndeshje si më të fortën, pasi, sipas tij Mançesteri është aktualisht skuadra më e fortë.
“Shorti vendosi që ne të përballemi në ndeshjen e parë me Mançesterin, -deklaron Murinjo për faqën zyrtare të Mançesterit Junaited në internet. Ishte pikërisht kjo ndeshje që unë dëshiroja, sepse është një ndeshje e vështirë, dhe rrjedhimisht është e bukur për t’u luajtur. Në ndeshje të tilla nuk ke nevojë t’i motivosh futbollistët. Ndeshjet e forta si kjo, pasi Mançesteri është skuadra më e fortë momentalisht, të motivojnë më shumë për të fituar. Skuadra ime ka talentin dhe eksperiencën e duhur për të fituar këtë përballje”.
Mançesteri dhe Interi janë dy skuadrat që po dominojnë futbollin anglez dhe atë italin këto vitet e fundit, vende që kanë edhe kampionatet më të fortë. Kjo përballje për 1/8-at e Ligës së Kampioneve cilësohet edhe si finale e parakohshme e evenimentit më të madh europian.