NATO, PS: Jemi krenar
Tiranë -Selia rozë ka dashur ti tregojë publikun pjesën e saj të punës, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli deklaroi se përmbyllja e procesit ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO shënon një ngjarje me një simbolikë të paprecedent. “Partia Socialiste e Shqipërisë është krenare të konstatojë se gjatë gjithë këtij procesi ka dhënë një kontribut të pamohueshëm në arritjen e standardeve që mundësuan këtë objektiv. Roli vendimtar i opozitës Socialiste në krijimin e frymës së konsensusit për realizimin e reformave madhore për vendin siç që nisma për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, mund të konsiderohen pa hezitim si kontribute decizive në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO”-theksoi Kodheli.
Ajo ka kërkuar që ky moment të mos përdoret për përftime partiake, ndërsa i ka kujtuar qeverisë detyrën madhore të përmbushjes së standardeve, respektimin e institucioneve demokratike, dhe sidomos zhvillimin e zgjedhjeve në standardet demokratike.