E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan: “Nuk vuaj nga kanceri”, Zoti vendos sa do të jetoj

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka hedhur poshtë raportin e publikuar nga Ëikileaks, i cili thotë se ai vuan nga kanceri dhe se i kanë mbetur vetëm edhe dy vjet jetë.

Në fjalimin para anëtarëve të partisë së tij në Ankara, Erdogan e ka quajtur raportin në fjalë “të pacipë”, duke thënë se “vetëm Zoti” do të vendosë se sa gjatë do të jetojë.

Kryeministri 58-vjeçar ka kaluar dy operacione në zorrë në katër muajt e kaluar, por në vazhdimësi i ka hedhur poshtë deklaratat se ai vuan nga kanceri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›