E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, zëvendësministri i naftës braktis Asadin

Zëvendësministri i naftës sirian ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke thënë se ai është bashkuar me revoltën anti-qeveritare.

Abdo Hussameddin njoftoi “dezertimin” e tij në një video të postuar në rrjetin YouTube.

Ai është personi me postin më të lartë që braktis presidentin Bashar Al-Assad që kur kryengritja shpërtheu një vit më parë.

Njoftimi i tij vjen pasi shefja e humanitare e OKB-së Valerie Amos tha se Homsi ishte "shkatërruar", pas një vizite në qytetin e bombarduar nga trupat qeveritare të Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›