Një shpërthim i madh pritet të ndodhë sot në tokë

Një shpërthim i madh pritet të ndodhë sot në tokë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ajo mund të çregullojë rrjetin elektrik, sistemin satelitor të navigimit(GPS) dhe fluturimet ajrore.
Ekspertët e hapësirës në SHBA thonë se ky do të jetë shpërthimi më i madh diellor në pesë vjetët e fundit po udhëton drejt tokës më nje shpejtësi prej mbi 6 milionë kilometrash në orë dhe pritet të hyjë në atmosferën e tokës të enjten rreth orës 12 (GMT). Stuhia diellore pritet të zgjasë deri të premten.
Shkencëtarët thonë se kjo gjë do të shkaktohet nga një shpërthim masiv që ka ndodhur në diell në fillim të kësaj jave.