Erdogan Te ndalen protestat urgjentisht

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për dhënien fund të protestave anembanë vendit, në mënyrë të menjëhershme.
Në aeroportin e Stambollit, ai iu drejtua mbështetësve, të cilët e mirëpritën nga udhëtimi 4-ditor në turin e Afrikës Veriore, se protestuesit po shkojnë drejt kufijve të të jashtëligjshmes. Por, teksa ai fliste, mijëra protestues anti-qeveritarë u mblodhën gjithashtu në sheshin Taksim të Stambollit. Trazirat nisën si një protestë lokale për një park në Stamboll, por u përhapën në mbarë vendin duke u kthyer në demonstrata. Afro 10 mijë mbështetës të partisë AKP të Erdogan-it, u mblodhën në aeroport për ta mirëpritur gjatë orëve të para të së premtes. Duke qëndruar përkrah gruas së tij dhe ministrave të qeverisë, mbi një autobus të hapur, ai iu drejtua turmës: “Bëj thirrje për dhënien fund në mënyrë të menjëhershme të demonstratave, të cilat kanë humbur çdo kredencial demokratik dhe janë kthyer në vandalizma”. Disa prej mbështetësve të tij thërrisnin në kor: “Na lini të vazhdojmë përpara, ta shtypim Taksimin”. Gjithsesi, Erdogan u tha atyre të ktheheshin nëpër shtëpi në mënyrë paqësore. “Ju keni qëndruar të qetë, të maturuar dhe keni treguar mirëkuptim, - tha ai. - Të gjithë ne duhet të kthehemi nëpër shtëpi tani”. Kjo ishte e para shfaqje e mbështetjes ndaj Erdogan, pas protestave 1-javore, në të cilat kundërshtarët e tij kanë bërë thirrje për dorëheqje. / Top Channel