E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike lirohen 165 pengje nga ushtria

Ushtria meksikane liroi 165 pengje, pranë kufirit me SHBA-në, komunikoi ministria e Mbrojtjes e vendit të Amerikës Veriore.

Emigrantët, të cilët po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin për në SHBA, ishin marrë peng prej një bande kriminale, e cila prej dy javësh i mbante të izoluar në disa magazina të braktisura. Pengmarrësit, anëtarë të klaneve mafioze të shtetit verior të Tamaulipasit, i kërkon shpërblim familjeve të 165 emigrantëve, shumica shtetas të vendeve të Amerikës Qëndrore dhe vendas. Një zëdhënës i qeverisë meksikane tha se të gjithë pengjet gëzojnë aktualisht gjendje të mirë shëndetësore. Ata ishin viktimë e rrjeteve të trafikut njerëzor, të organizuar deri në vendet e tyre të origjinës. Megjithatë, në vend që të kryhej dërgimi i tyre në SHBA, sipas pagesës prej mijëra dollarësh që kishte kryer çdo viktimë, ata iu dorëzuan karteleve të drogës, që kërkuan para shtesë për të lejuar kalimin e emigrantëve të varfër drejt “tokës së premtuar”. Ushtria meksikane u alarmua pasi vërejti në zonë një numër të madh personash të armatosur. Midis pengjeve të liruar ishin dy gra shtatzanë dhe shtatë fëmijë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›